Lajmet e fundit
Nga Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI)
, 24.03.2010
Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së, nën kryesimin e Gani Gecit, kryetar, sot mbajti mbledhjen e radhës.
Nga data 29-31 mars, komisioni në bashkëpunim me DCAF- in do të organizojë seminar, u tha në fillim të takimit. Pjesëmarrës do të jenë ekspertë nga Republika e Çekisë dhe Kroacisë. Qëllimi i këtij seminari është të përfitohet nga përvoja e shteteve tjera të rajonit.
Piter Vonhate, përfaqsues i DCAF-it tha se, seminari është i dobishëm, dhe është rast i mirë të përfitohet nga përvojat e të tjerëve në planin e funksionimin e punës të komisioneve mbikëqyrëse.
Komisioni vlerësoi se seminari është i dobishëm edhe për anëtarë të komisioneve të tjera parlamentare me fushëveprimtari të ngjashme.