Lajmet e fundit
Deklaratë e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, me rastin e 11 –vjetorit të intervenimit të NATO-s kundër caqeve policore- ushtarake serbe në Kosovë
, 24.03.2010
Data e 24 marsit te vitit 1999, e cila identifikohet në historinë më të re të Kosovës si intervenimi i NATO-s në Kosovë, pa dyshim se është fillimi i një historie të re, jo vetëm për zhvillimet politiko-ushtarake në Kosovë, por edhe më gjerë. Kjo është një ndër ditët më të rëndësishme për qytetarët e Kosovës, sepse më në fund u pa drita në fund të tunelit, u pa se bota e civilizuar është e vendosur për ndërprerjen e gjenocidit serb mbi qytetarët e Kosovës.
Intervenimi i NATO-s në Kosovë, gjegjësisht mbi caqet policore dhe ushtarake serbe, ishte përcaktues i triumfit të vlerave civilizuese, duke mbështetur Luftën Çlirimtare dhe popullin e Kosoves për sakrificën e tij shekullore, i cili përveç luftës për liri, ishte edhe pjesë e ndryshimeve të sistemeve në shekullin e kaluar që ndodhen në Evropë, në mbështetje të demokracisë perëndimore. Intervenimi i NATO-s ishte mesazh për të gjithë se identiteti civilizues perëndimor dhe shtet-formues të cilin Kosova vazhdimisht e kërkonte, më në fund gjeti mbështetjen e forcave paqedashëse të NATO-s.
Kosova dhe qytetarët e saj, u janë mirënjohës për jetë atyre që bënë të mundur që qytetarët e Kosovës të kthehen në trojet e tyre stërgjyshore, duke e mbështetur luftën e drejtë të kauzës sonë të përbashkët për një ambient të lirë dhe prosperues drejt vlerave evropiane e perëndimore.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës
Dr. Jakup Krasniqi