Lajmet e fundit
Të premten, “Java e Kuvendit” në Gjakovë
, 25.03.2010
“Java e Kuvendit” të Republikës së Kosovës vazhdon të premten, më 26 mars 2010, në qytetin e Gjakovës. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i shoqëruar nga anëtarë të Kryesisë, sekretari i Kuvendit, si dhe deputetë të kësj ane, do të kenë takime me strukturat udhëheqëse komunale, me këshilltarët komunalë, si dhe me qytetarë të Gjakovës me rrethinë.
Agjenda e takimeve:
10:00 Arritja në Kuvendin Komunal,
10:05 – 10:15 Takim me strukturat drejtuese të komunës dhe këshilltarët komunalë (Hapja e takimit nga kryetari i Komunës, Pal Lekaj),
10:15 – 10:45 Fjala e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi,
10:45 – 11:15 Fjalimet e anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit,
11:15 – 12:00 Diskutime,
13:30 - 13:40 Takim me qytetarët e Komunës së Gjakovës (Hapja e takimit nga kryetari i Komunës),
Tema për diskutim do të jenë: zhvillimet aktuale politike, objektivat e Kuvendit të Kosovës dhe çështje të tjera me interes për Komunën e Gjakovës.
Takimi është i hapur për mediet.