Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

, 23.03.2010




Komisiioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale nën udhëheqjen ekryetarit të Komisionit z. Sadik Idrizit mbajti sot mbledhje në të cilën pikë kryesore e rendit të ditës ishte Informata e drejtorit të Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike lidhur me Programin kombëtar të imunizimit të popullsisë së Kosovës për vitin 2010.

Në mbledhje përveç anëtarëve të Komisionit morën pjesë edhe drejtori i Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike, Dr. Naser Ramadani si dhe përfaqësuesit e UNDP-së dhe të KDI.

Dr. Naser Ramadani në mbledhen e përmendur tha se megjithate se në disa vende të Evropës vaksinimi i fëmijëve është vullnetar, do të thotë jo i obligueshëm, tek ne në Kosovë vaksinimi i fëmijëve është i obligueshëm dhe është rregulluar me ligj. Ai në vazhdim tha se që nga viti 1999 dhe deri në vitin 2007 furnizimin dhe distribuimin e vaksiinave për fëmijë e ka bërë UNICEF-i kurse nga viti 20017 e tutje Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar për Shëndetësi Publike i siguron dhe i distribuon vaksinat e përmendura për fëmijë. Para disa kohësh për blerjen e vaksinave në bazë të marrëveshjes së nënshkruar midis UNICEF-it dhe Ministrisë së Shëndetësisë të Kosovës për programin e imunizimit, Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës gjithsej 635.756.40 € për sigurimin e vaksinave për vitin 2010 dhe kjo shumë është lejuar. Kështu, pritet që këto ditë në Kosovë të arrijnë vaksina të mjaftueshme për imunizimin e popullsisë gjatë këtij viti. Në hapësirën e Kosovës për herë të parë do të bëhet vaksinimi i fëmijëve me vaksinën Hemefilus Influence dhe kjo vaksinë do të përmbajë pesë komponente të sëmurjeve ngjitëse në një kapsulë.

Në vazhdim të kësaj mbledhje anëtarët e Komisionit kërkuan që sa më parë të gjenden mjetet shtesë edhe për sigurimin e vaksinës siç është vaksina Cerefares dhe Prentaveks, në mënyrë që edhe me këto vaksina të ruhet dhe të forcohet imuniteti dhe fëmijët tonë t’i rujamë nga shumë sëmurje ngjitëse.
Nga mbledhja e Komisionit për shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale