Lajmet e fundit

Kryekuvendari Krasniqi ngushëllon familjen Alimusaj

, 25.03.2010




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i dërgoi një telegram ngushëllimi familjes Alimusaj me rastin e vdekjes së ish-deputetit Nimon Alimusaj. Në telegram thuhet:”Me hidhërim mësova lajmin për vdekjen e veprimtarit Nimon Alimusaj, ish - deputet i Kuvendit të Kosovës. Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe timin, ju shpreh ngushëllimet e thella, duke ju siguruar se në këto çaste të dhembjes shpirtërore jemi bashkë me ju”, thuhet në telegramin e kryekuvendarit Krasniqi.
Kryekuvendari Krasniqi ngushëllon familjen Alimusaj