Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media
, 26.03.2010
Raportit vjetor i Komisionit të Pavarur të Mediave i vitit 2009 është shumë i mirë dhe kompletuar. Ai u përmbahet të gjitha kritereve të hartimit. Raporti është shenjë se KPM-ja po tregon një performancë shumë të mirë, që është për t’ u vlerësuar. Këto ishin disa nga konstatimet më thelbësore gjatë shqyrtimit të Raportit vjetor të KPM-së të vitit 2009, në mbledhjen e sotme të Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media, të kryesuar nga Esat Brajshori, kryetar i Komisionit. Pas shqyrtimit Komisioni përkrahu procedimin e mëtejmë të këtij Raporti në Kuvend.
Në vijim Komisioni shqyrtoi Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave dhe Transmetimin. Në fakt, referuesja e grupit punues, Synavere Rysha, bashkë me deputetët shkuan nen për nen të këtij Projektligji, duke tumirë plotësimet e bëra nga grupi punues, ose duke bërë ndonjë plotësim të ri. Pas shqyrtimit të gjerë, Komisioni i dha përkrahje këtij Projektligji për procedim të mëtejmë.
Në rendin e ditës së kësaj mbledhjeje ishte edhe shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.02/L-28 për procedurën administrative. Përkitazi me këtë u formua një grup punues , i cili do të shqyrtojë dhe do të bëjë plotësimet përkatëse.