Lajmet e fundit
Nga “Java e Kuvendit”në Gjakovë
, 26.03.2010
Pas vizitës që i bëri Ferizajt, Lypjanit ,Vushtrrisë dhe Podujevës, kryeparlamentari Krasniqi, i shoqëruar nga anëtarët e Kryesisë, sekretari i kuvendit dhe deputet të kësaj ane, sot vizitoi komunën e Gjakovës. Ata u pritën ngrohtësisht nga kryetari i komunës, Pal Leka me bashkëpunëtorë, dhe anëtarët e Asmbles komunale.
Duke iu uruar mirëseardhje drejtuesve të Kuvendit të Kosoves dhe deputetëve, kryetari i komunës, Lekaj, në fjalën e tij hyrëse tha: Është nder i madhë çë sot në vizit kemi Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, është nder për qytetarët e Gjakovës, është nder për ne, than në fillim të takimit kryetari Lekaj. Në vijim të fjalës së tijë, ktyetari Lekaj shkurtimishtë i njoftoi të pranishmit për punën e Kuvendit komunal. Ai tha se, në komunën tonë ka pasur një zhvillim të prekshëm , por , ka edhe sfida që po na përcjellin. Ndër sfidat që ai theksoi ishin ajo që ka të bëj me privatizimin, shoqërit akcionare dhe nevoja që edhe komuna e GJakovës të ket univerzitetin, për realizimin e këtyre projekteve ai kërkoi mbështetje nga kreu i Kuvendit.
Kryeparlamentari Krasniqi, fillimisht falënderoi strukturat udhëheqëse të komunës për pritjen që i bënë duke theksuar se, “Java e Kuvendit” tashmë është bërë mënyrë tradicionale e të komunikuarit me komunat, dhe në këtë kuadër, me kënaqësinë më të madhe vendosëm që tu vizitojmë, të bashkëbisedojmë, dhe të shohim mundësi të reja bashkëpunimi me të zgjedhurit e juaj.
Duke iu referuar punës së Kuvendit, kryeparlamentari tha” jemi në legjislaturën e tretë, që ndryshe e quajmë edhe legjislatura e pavarësisë. Themi kështu, sepse kjo legjislaturë pati fatin e mirë që të ketë mundësin që edhe në formë ligjore të shpall pavarsin e vendit, për të kurorëzuar ëndrrat shekullore të shumë brezave”. Ai foli për të arriturat në fushën e legjislacionit , si dhe për obligimet e reja që e presin këtë organ legislativ në të ardhmen. Ai tha se deri tash Kuvendi i Kosovës ka miratuar 300 ligje, nga të cilat 140 vetëm në Legjislaturën III. Shumica e këtyre ligjeve , rregullojnë çështjen e shtetësisë së Kosovës, përkatësisht të funksionimit të institucioneve të shtetit. Ligjet e Kosovës janë në harmoni me standardet e BE-së, duke theksuar se disa nga to edhe i tejkalojnë këto standarde, sidomos ato që garantojnë të drejtat e njeriut dhe të minoriteteve pakicë, theksoi Kryetari i Kuvendit. Sa I përket miratimit të ligjeve kemi qenë të fokusuar në tri sfera. Të miratojmë ligje që rregullojnë institucionet e shtetit, që hapin perspektiv ekonomike dhe ligjë që rregullon marrëdhëniet ndërnjerzore sipas standarteve të pranuara ndëkombëtarishtë. Ne ia kemi arritur ta bëjmë këtë, por para nesh ka ende sfida, u shprehë Krasniqi.
Ndër sfidat që ai veqoi me këtë rastë ishin:anëtarsimi në OKB, NATO dhe BE.
Në vazhdim të takimit, anëtarët e Asmbles Komunale bënë një vargë pyetjesh për të pranishmit. Ndër pyetjet më dominante ishte nevoja që ka qyteti i Gjakovës për univerzitetin publik, miratimi i një mori ligjesh, si ai për Sigurime Shëndetësore, Ligji për Vlerat e UÇk-së, Ligji për Sportin, Ligji për ish të Burgosurit Politikë etj.
Në lidhje me interesimin e këshilltarëve komunalë, kryeparlamentari fillimishtë i falenderoi ata për angazhimin që treguan, duke ngritur shqetësime jo vetëm për qytetarët e Gjakovës, por siq tha ai, për tërë popullit të Kosovës.Ligjet që sponzorizohen nga qeveria, ne i kalojmë në procedura të kuvendit, dhe të gjitha ligjet që vijnë në Kuvend edhe miratohen theksoi Krasniqi.
Për sa i përket univerzitetit, Krasniqi tha se, kërkesa është e arsyshme kur kihet parasyshë që Gjakova vërtetë është qendër gravituese e shum banorëve, por pa dyshim se universitetet kanë kosto të lartë ,andaj mendoi se më së miri do të ishte të fokusohemi në cilësi të mësimdhënies se sa në sasinë e universiteteve të tjera. Po këtë mendim pati edhe anëtari i Kryesisë Ibrahim Gashi, duke iu referuar edhe përvojës së vet si punëtor shkencor në Universitetin Publik të Prishtinës. Anëtari i kryesisë, Xhavit Haliti, tha se sa i përket zhvillimit ekonomikë, paslufta e ka gjetë Gjakovën të shkatërruar tërësisht, por mbetet obligim i të gjithë neve që të kontribuojmë në ngritjen dhe rimëkëmbjen e sajë.
Në debatin e zhvilluar me qytetarë, ndër çështjet më me rëndësi ishte fati i të pagjeturëve në komunën e Gjakovës. Në lidhje me këtë, Kryetari i Kuvendit Krasniqi tha: Ne në kuvend, mundë të flasim shumë për problemin, por, pak mundë të bëjmë. Ata që kanë mundur të bëjnë më shumë s’kanë bërë, duke dashur të na detyrojnë që ta harrojmë të kaluarën. Ne nuk kemi mekanizma që do ta detyronin Serbinë për këtë çështje, por shpresoj se do të vinë kohë më të përshtatshme që do të rregullojnë këtë problem shumë të ndjeshëm, u shpreh Krasniqi.
Në fund të takimit, Krytari i Komunës, Pal Lekaj, edhe një herë falënderoi kryparlamentarin për vizitën, duke i dhuruar një komplet librash.