Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
, 29.03.2010
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Integrime Evropiane, kryesuar nga Zylfije Hundozi, kryetare e komisionit, raportoi ministrja e Ministrisë së Drejtësisë, znj. Nekibe Kelmendi.
Kryetarja e komisionit Zylfije Hundozi tha se edhe Komisioni për Integrime Evropiane i ka identifikuar sfidat që i ka pasur kjo ministri dhe, në bazë të këtyre sfidave, e ka hartuar një plan të veprimit. Pasi Hundozi radhiti disa nga sfidat e identifikuara në Raportin e Progresit, që i përkasin kësaj ministrie, para anëtarëve të Komisionit dha sqarime, ministrja e Drejtësisë, Nekibe Kelmendi.
Kelmendi fillimisht tha se disa çështje që janë përfshirë në këtë raport të Komisionit Evropian nuk kanë të bëjnë me Ministrinë e Drejtësisë.
Ministria e Drejtësisë këto dy raporte të KE-së i ka akceptuar si program të punës së saj, me qëllim që këto sfida t’i eliminoj, theksoi Kelmendi. Kosova duhet të miratojë pakon e katër ligjeve: Ligjin për Gjykatat, Ligjin për Këshillin Gjyqësor, Ligjin për Prokurorin e Shtetit, dhe Ligjin për Këshillin Prokurorial. Këto ligje janë dorëzuar në Qeveri gjatë vitit të kaluar.
Ligji për Gjykatat gjendet në Komisionin Parlamentar funksional, dhe pasi të miratohet ky ligj, do të miratohen tutje edhe ligjet e tjera. Ndërsa, amendamentimi i Kodit të Procedurës Penale është në proces e sipër, sqaroi Kelmendi.
Ajo tha se janë eliminuar 90 për qind e sfidave të dala në Raportin e Progresit. Të gjitha këto ligje do të miratohen deri në qershor të këtij viti dhe në Raportin e Progresit nuk do të identifikohen si sfida . Angazhimi ynë është që të mos lejojmë të përsëriten të njëjtat sfida. Megjithatë, do të kemi sfida të reja, theksoi Kelmendi.
Sa i përket Komisionit për Provimin e Jurisprudencës, Kelmendi sqaroi se kjo çështje tashmë është tejkaluar, meqë gjatë ditës së djeshme është mbajtur provimi i parë i shtetit.
Tutje, Kelmendi ka folur edhe për shumë çështje të tjera, të cilat janë paraqitur si mangësi nga Raporti i Progresit të vitit të kaluar.
Ndërsa, anëtarët e komisionit kanë shtruar pyetje të ndryshme rreth përgjegjësisë dhe rolit të MD-së, veçanërisht rreth Burgut të Sigurisë së Lartë. Kelmendi me këtë rast tha se MD-ja synon që të shkarkohet nga mbipopullimi i burgjeve.
Deputetët, po ashtu kërkuan sqarime nga ministrja Kelmendi, rreth llogaridhënies së prokurorëve dhe gjykatësve. Kelmendi sqaroi se kjo çështje nuk është kompetencë e MD-së, por e Këshillit Gjyqësor. Në vazhdim të këtij takimi anëtarët e komisionit kërkuan që mos të këtë vonesë të ligjeve, si dhe të ketë reformë të mirëfilltë të drejtësisë në tërë territorin e Kosovës.