Lajmet e fundit
Deputeti Xhezair Murat priti myftiun Naim Tërnava
, 29.03.2010
Kryetari i Grupit Parlamentar 7 +, Xhezair Murat, ka pritur sot kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava me bashkëpunëtorë, me të cilin ka biseduar për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit të komuniteteve pakicë të besimit islam me BIK-un.
Në këtë takim,i cili është realizuar me kërkesën e myftiun Tërnava, zotin Murat e shoqëronin zëvendësministrat: Raif Elezi dhe Qemajl Ismajli.
Në takim është vlerësuar puna e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe prania e saj në mjediset komuniteteve pakicë të besimit islam, si dhe korrektësia e mësimdhënësve në Medresenë e Prishtinës dhe në Fakultetin e Shkencave Islame në raport me shkollarët nga radhët e këtyre komuniteteve.