Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi...
, 30.03.2010
Në mbledhjen e Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga Myzejene Selmani, kryetare, u shqyrtua Strategjia e Energjisë Elektrike për periudhën 2009-2018. Në takim ishin të pranishm edhe ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Pula – Shiroka, përfaqësues të USAID-it, dhe Këshilltari i Transaksionit, Mark Hughes.
Ministrja e Energjetikës tha se, strategjia parasheh konstatimin e saktë të nevojave dhe mundësive të prodhimit. Me theks të veçantë, ajo foli rreth ndërtimit të Termocentralit Kosova e Re, me ç’rast theksoi se në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe USAID-in, do të realizohet ky projekt kombëtar.
Strategjia Energjetike 2009-2018 edhe pse është përkrahur në parim nga deputetët në seancën e kaluar të kuvendit, në mbledhjen e sotme u plotësua me rekomandime të reja .
Rekomandimet e dala në mbledhjen e sotme të komisionit, kanë të bëjnë me vërejtjet si në vijim: Miniera e Sibofcit të shfrytëzohet në harmoni me kapacitetet gjeneruese, Termocentrali” Kosova A” të mbetet jashtë pakos tenderuese, kapacitetet prodhuese të Termocentralit” Kosova e Re” të jenë 1000 + 1000 megavat, të mos ketë monopol në sektorin e Energjisë Elektrike.
Në fund, komisioni vendosi që kryesisë së kuvendit t’ia paraqesë rekomandimet duke sugjeruar që kësaj t’i bashkëngjitet edhe rekomandimi që, Strategjia Energjetike 2009- 2018, në rast se miratohet nga Kuvendi të jetë obligative për implementim nga Qeveria e Kosovës.