Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
, 30.03.2010
Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Gani Koci, kryetar, ka shqyrtuar Raportin financiar të Komisionit të Pavarur për Media (KPM) për vitin 2009, në pjesën e financave publike, dhe e ka përkrahur atë, duke ia rekomanduar Kuvendit për miratim. Gjithashtu, është kërkuar që të paraqitet një raport për pjesën e të hyrave nga reklamat për televizionin publik. Detaje rreth raportit ka dhënë përfaqësuesja e KPM-së, Naile Selimaj.
Në vazhdim, Komisioni ka shqyrtuar Raportin e Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2009, dhe ia ka rekomanduar Kuvendit për diskutim.
Komisioni ka shqyrtuar dhe përkrahur edhe Projektligjin për Zbatimin e Sanksioneve Ndërkombëtare dhe atë për Gazetën Zyrtare, me amendamente të komisioneve funksionale.
Në vijim të mbledhjes, anëtarët e Komisionit e kanë shqyrtuar Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, si dhe informatën në lidhje me propozimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për ndryshimin e tabelave buxhetore 3.2 dhe 4.2 të Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2010.
Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, ka prezantuar materialin lidhur me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve për vitet 2010-2013, dhe me një dilemë rreth rastit të Vila Gërmisë, i njëjti është përkrahur në parim nga anëtarët e Komisionit.
Komisioni, në fund të mbledhjes, ka plotësuar grupin punues për shqyrtimin e Projektligjit për Financimin e Subjekteve Politike në Kosovë.