Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri

, 31.03.2010




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri, kryesuar nga Rrustem Mustafa, kryetar i komisionit, u miratua Raporti për Projektligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ndaj ai mund të procedohet më tutje për shqyrtim në Kuvend.

Anëtarët e komisionit kanë theksuar se në Projektligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale kanë punuar grupet punuese, me ç‘rast kanë bërë disa ndryshime përmbajtësore në tekstet e tyre.
Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri