Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa

, 31.03.2010




Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Gani Koci, kryetar, ka shqyrtuar Raportin e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) për aktivitetet e prokurimit publik në Kosovë për vitin 2009, të cilin e ka prezantuar kryetari i këtij Komisioni, Ilaz Duli. Kryetari Koci ka thënë se raporti është i kompletuar, përmban edhe rekomandime. Anëtarët e Komisionit e kanë përkrahur raportin dhe ia kanë dërguar Kuvendit për miratim.

Komisioni ka shqyrtuar edhe Raportin e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) për vitin 2009, i cili, pas diskutimeve, është përkrahur dhe i është adresuar Kuvendit për miratim. Para anëtarëve të Komisionit, detaje rreth raportit dha kryetari i OSHP-së, Hysni Hoxha.

Në mbledhjen e sotme Komisioni ka shqyrtuar edhe Propozim – vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e anëtarëve në Bordin e Pavarur për Rishqyrtimin e Ankesave, dhe të njëjtin ia ka kthyer asaj për plotësim.
Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa