Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Punës së Kuvendit

, 31.03.2010




Komisioni për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Punës së Kuvendit, i kryesuar nga Hydajet Hyseni , kryetar, diskutoi për drejtimet dhe angazhimet e komisionit në të ardhmen.

Komisioni vlerësoi se çështjet si ajo e, ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, strukturimi i komisioneve dhe verifikimi i mandateve, janë çështje që komisioni duhet t’iu kushtojë rëndësi të veçantë në të ardhmen.

Për punë më të suksesshme, anëtarët e komisionit vlerësuan se është mirë të realizohen vizita në vendet me tranzicion të suksesshëm.
Nga mbledhja e Komisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Punës së Kuvendit