Lajmet e fundit
Seanca e Kuvendit të Kosovës
, 01.04.2010
Seanca e Kuvendit të Kosovës, e kryesuar nga kryetari i Kuvendit, dr. Jakup Krasniqi, si pikë të parë të rendit të ditës shqyrtoi Ratifikimin e Marrëveshjes për kredi dhe financim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Qeveritare Gjermane KfW Frankfurt am Main. Përkitazi me përmbajtjen e kësaj marrëveshjeje para deputetëve foli ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, i cili theksoi se fjala është për ndërtimin e largpërçuesit, ose si po quhet autostrada energjetike, më gjatësi prej 240 kilometrash, e cila lidh sistemin energjetik të Kosovës dhe Shqipërisë, duke dhënë mundësi për qarkullim të energjisë edhe më gjerë në Evropën Juglindore, duke krijuar mundësi për lehtësi dhe zhvillim në lëmin energjetik të Kosovës. Këtë marrëveshje në emër të Komisionit për Buxhet dhe Financa e përkrahu edhe kryetari i këtij Komisioni Gani Koci, si dhe shefat e grupeve parlamentare. Pas shqyrtimit Kuvendi e ratifikoi këtë marrëveshje.
Seanca pastaj vazhdoi me pyetjet parlamentare, te cilave iu përgjigjën kryeministri Hashim Thaçi dhe ministrat: Justina Shiroka-Pula, Ahmet Shala,Skënder Hyseni, Nenad Rashiq,Mahir Jagxhillar dhe Enver Hoxhaj.
Në vijim u votuan amendamentet e Projektligjit për masat antidamping, i cili me shumicë votash u aprovua.
Deputetët pastaj shqyrtuan Propozim-vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e anëtarëve të Bordit të Autoritetit Rregullator të Hekurudhave të Kosovës. Anëtarë të Bordit u emëruan Halit Gara,Gëzim Qerimi dhe Ilmi Ahmeti, ashtu si ishin propozuar nga ana e Qeverisë së Kosovës.
Miratimi i rekomandimeve të Komisionit për Ekonomi,Tregti, Industri, Energjetikë dhe Telekomunikacion për Propozim Strategjinë e Energjisë për periudhën 2009 – 2018 zgjoi debat të gjerë nga ana e deputetëve. Në pyetjet e ngritura të ballafaquara me Rekomandimet, kishte angazhime sidomos nga ana e Qeverisë së Kosovës, se megjithatë nuk ka dallime shumë të mëdha ndërmjet rekomandimeve dhe strategjisë së energjisë.
Në këtë frymë kryeministri Thaçi, ministrja e Energjetikës Justina Pula dhe ministri i Ekonomisë Shala, angazhoheshin për ruajtje të buxhetit të Kosovës, sidomos nga rivitalizimet e termocentraleve, dhe tërheqje të investitorëve nga bota në ndërtimet energjetike, si një bazë e zhvillimit të Kosovës, si një mundësi që Kosova të bëhet një fuqi energjetike në Rajon.
Pas debatit dhe disa plotësimeve që u bënë deputetët miratuan Propozim Strategjinë e Energjisë për periudhën 2009 – 2018.