Lajmet e fundit

Kryekuvendari Krasniqi përgëzon shkëlqesinë, Atanazie

, 02.04.2010




Me rastin e Festës së Pashkëve, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i dërgoi një telegram urimi shkëlqesisë Atanazie të Dioçezës së Rashkës dhe Prizrenit, në të cilin thuhet:”

I nderuar shkëlqesi, Atanazie

Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës ju shpreh juve dhe të gjithë besimtarëve ortodoks të Kosovës urimet më të mira me rastin e Festës së Pashkëve. Kjo ditë është dita e shpresës , e fitores mbi të keqen dhe besimit tek Zoti. Uroj që në Kosovë të mbretërojë paqja, dashuria, mirëkuptimi dhe tolerance në mes të gjithë qytetarëve të Kosovës”, theksohet në telegramin e kryekuvendarit Krasniqi.
Kryekuvendari Krasniqi përgëzon shkëlqesinë, Atanazie