Lajmet e fundit

Kryekuvendari Krasniqi përgëzon Imzot Dodë Gjergjin

, 02.04.2010




Me rastin e Festës së Pashkëve, kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i dërgoi një telegram urimi, Ipeshkvit të Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, me këtë përmbajtje:“

I nderuar Shkëlqesi, Imzot Dodë Gjergji

Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës ju shpreh Juve dhe të gjithë besimtarëve të krishterë të Kosovës urimet e mia më të përzemërta me rastin e Festës së Pashkëve.

Kjo ditë është dita e përjetësisë, dita e shpresës dhe besimit tek Zoti, besimit tek vetvetja dhe besimit për një mirëqenie për popullin dhe vendin tonë.

Uroj që në Kosovë të mbretërojë paqja , dashuria dhe mirëkuptimi”!, theksohet në telegramin e kryekuvendarit Krasniqi.
Kryekuvendari Krasniqi përgëzon Imzot Dodë Gjergjin