Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi

, 06.04.2010




Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Bahri Hyseni, kryetar, ka shqyrtuar dhe përkrahur propozimin e Institutit Gjyqësor të Kosovës, për anëtar të Këshillit Drejtues të këtij Instituti, me propozim të Shoqatës së Juristëve të Kosovës.

Në vazhdim, anëtarët e Komisionit kanë diskutuar rreth përgatitjeve për tryezën e rrumbullakët që do të mbahet me 16 prill 2010, në të cilën do të diskutohet rreth Projektligjit për Avokatin e Popullit.
Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi