Lajmet e fundit
Nga Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor
, 06.04.2010
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, të kryesuar nga Naser Rugova, kryetar i komisionit, ishte i pranishëm ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Mahir Yagcilar, si dhe ai i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Blerand Stavileci.
Kryetari i Komisionit, duke i uruar suksese ministrit të posa zgjedhur të Bujqësisë, e njoftoi atë për punën që bën komisioni, e me theks të veçantë foli për sfidat që janë paraqitur në Raportin e Progresit, duke shprehur besimin se komisioni në bashkëpunim të ngushtë me ministrinë do të kalojë sfidat e paraqitura.
Ministri Stavileci, që në fillim shprehu besimin në suksese të përbashkëta me komisionin, duke theksuar se, frymën e bashkëpunimit do ta ngrisim në nivelin më të lartë. Ndërkaq, duke iu referuar Raportit të Progresit nga Komisioni Evropian ai tha se janë shënuar përparime të dukshme, por sfidat ende janë evidente. Ndër sfidat që ai theksoi me këtë rast ishin: mungesa e Ligjit për Bujqësinë Organike, legjislacioni sekondar për verëra , rishikimi i Ligjit për Pyje (ku parashihet që komunat të kenë në kompetencë kujdesin dhe ruajtjen e tyre) dhe zotërimet e ngastrave të tokës.
Në fund të fjalës së tij, ministri Stavileci u premtoi anëtarëve të komisionit, se ashtu siç është e paraparë edhe me rregullore të Kuvendit, ai do t’i raportojë me shkrim komisionit për punën e ministrisë, në çdo tre muaj.
Edhe Ministri Yagcilar i njoftoi të pranishmit për punën e ministrisë që ai drejton.
Duke folur për sfidat dhe obligimet që paraqiten në Raportin e Progresit, ministri Yagcilar tha se për disa nga ligjet që dalin nga Pakoja e Presidentit Ahtisari, ministria ka hartuar draftet përfundimtare dhe pritet që së shpejti tu nënshtrohen proceduarave të Kuvendit. Por, sipas tij, disa nga sfidat paraqiten si pasojë e mos komunikimit të disa komuniteteve.
Në vazhdim të fjalës së tij ministri Yagcilar, nënvizoi se përpjekjet për të miratuar ligje të standardeve evropiane nuk do të mungojnë, dhe shprehu besimin se infrastruktura ligjore do të krijohet, por edhe pas kësaj do të mbetet sfidë implementimi i tyre, për shkak të implikimeve buxhetore.
Anëtarët e Komisionit, kërkuan nga ministri që raporti mbi punën e Ministrisë të bëhet ashtu siç kërkon Komisioni Evropian në Raportin e tij mbi Sfidat e Progresit.