Lajmet e fundit
Nga Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës
, 12.04.2010
Gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit për Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kryesuar nga Berim Ramosaj, kryetar i komisionit, u shqyrtua agjenda e vizitës në Kuvendin e Shqipërisë.
Anëtarët e këtij komisionit janë njoftuar lidhur me vizitën që do ta bëjnë në Parlamentin e Shqipërisë, më 19-21 prill të këtij viti.
Kryetari i Komisionit, duke sqaruar qëllimin e vizitës së anëtarëve të Komisionit, në Kuvendin e Shqipërisë, theksoi se ata do të përfitojnë një përvojë të mirë gjatë kësaj vizite, në interes të komisionit.
Anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, do të jenë të pranishëm edhe në Komitetin e Mbrojtjes, me qëllim të informimit rreth mënyrës se si funksionon ushtria në këtë vend, si dhe rreth funksionimit të punës së komisionit homolog.
Tutje, u tha se qëllimi i kësaj vizite do të jetë krijimi i marrëdhënieve të rregullta mes këtyre dy komisioneve.