Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi

, 12.04.2010




Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Bahri Hyseni, kryetar, ka përkrahur raportin me rekomandime të grupit të punës për raportin e Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2009, dhe e ka proceduar në Kuvend.

Komisioni në vazhdim ka diskutuar rreth raportimit të ministrave dhe udhëheqësve të institucioneve të tjera të pavarura para komisionit, dhe është dakorduar që ky raportim të përfundojë brenda muajit maj. Gjithashtu, është vendosur që dëgjimi publik me ministrin e Drejtësisë, Këshillin Gjyqësor dhe Prokurorial të Kosovës lidhur me procedurat e bashkëpunimit ligjor ndërkombëtar, të realizohet në fund të muajit prill.
Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi