Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi...
, 13.04.2010
Sot në mbledhjen e Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga Myzejene Selmani, kryetare, u shqyrtua Projektligji për Miniera dhe Minerale dhe Projektligji për Parandalimin dhe Luftimin e Krimit Kibernetik.
Komisioni pasi që shqyrtoi raportin final të grupit punues, vendosi që të gjitha amendamentet të inkorporohen në Projektligjin për Miniera dhe Minerale, dhe t’i propozohen Kryesisë së Kuvendit për procedim të mëtutjeshëm sipas Rregullores së Kuvendit.
Po ashtu, komisioni diskutoi edhe rreth Projektligjit për Parandalimin dhe Luftimin e Krimit Kibernetik.
Kryesuesja e grupit punues, deputetja Nerxhivane Dauti, në vazhdim të mbledhjes paraqiti vërejtjet dhe rekomandimet e grupit punues. Anëtarët e komisionit u dakorduan që, Projektligji për Parandalimin dhe Luftimin e Krimit Kibernetik, me plotësimet dhe ndryshimet e paraqitura nga grupi punues, të kalojë në procedura të mëtutjeshme për miratim nga deputetët, në një nga seancat e radhës.