Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike

, 13.04.2010




Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Haki Shatri, kryetar i komisionit, diskutoi rreth përgatitjes së dëgjimit publik lidhur me shqyrtimin e raportit të auditimit të performancës, për shpërndarjen e barnave esenciale nga Departamenti Farmaceutik, i Ministrisë së Shëndetësisë. Gjatë këtij takimi anëtarët e Komisionit vlerësuan se raporti i përgatitur nga Zyra e Auditorit Gjeneral, plotëson të gjitha kriteret për të mbajtur dëgjim publik.

Anëtarët e Komisionit u dakorduan që dëgjimi publik për shqyrtimin e raportit të auditimit të performancës, për shpërndarjen e barnave esenciale nga Departamenti Farmaceutik, të mbahet më 27 prill të këtij viti, me ç‘rast të pranishëm do të jenë edhe përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë.

Anëtarët e Komisionit duke e quajtur raportin profesional, njëzërit ngritën shqetësimet e tyre rreth të gjeturave të auditorit.

Gjatë mbledhjes së sotme, anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, paraqiten dy kërkesa shtesë nga Auditori Gjeneral. E para, që kjo zyre ta sjell raportin e auditimit të RTK-së, ndërkaq kërkesa e dytë ishte që të auditohet Banka Qendrore e Kosovës, veçanërisht të auditohen mjetet e fondit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike