Lajmet e fundit

Delegacioni nga Parlamenti Gjerman takohet me anëtarët e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri

, 13.04.2010




Delegacioni i Komisionit për Punë të Brendshme të Bundestagut Gjerman, i prirë nga z. Gunter Baumann, kanë takuar sot anëtarët e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri, të Kuvendit të Kosovës.

Gjatë këtij takimi miqësor, temë diskutimi ishte infrastruktura ligjore, si dhe punët që e presin në të ardhmen këtë Komision.

Delegacioni nga Parlamenti Gjerman pasi që është njohur për së afërmi me mënyrën e funksionimit të punës së Komisionit, nga kryetari i Komisionit, Rrustem Mustafa, kanë ftuar anëtarët e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri, të Kuvendit të Kosovës që të vizitojnë Parlamentin e Bundestagut Gjerman.

Anëtarët e Komisionit vlerësuan lartë ftesën e delegacionit nga Parlamenti Gjerman, si dhe angazhimin dhe bashkëpunimin e këtij vendi.
Delegacioni nga Parlamenti Gjerman takohet me anëtarët e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri