Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
, 14.04.2010
Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Gani Koci, kryetar, ka shqyrtuar propozim-vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përfundimin e Kryesisë së Kuvendit, për rritjen e numrit të stafit për 17 pozita, në Agjencinë për Menaxhimin e Pasurisë së Sekuestruar apo të Konfiskuar. Kërkesa është prezantuar dhe arsyetuar nga ministri i Drejtësisë, Haki Demolli, ndërkaq ka marrë mbështetjen në parim nga ana e ministrit të Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala. Komisioni e ka përkrahur atë, me rekomandimin që të futet në kornizën buxhetore në kuadër të rishikimit të buxhetit, ndërsa deri atëherë, Ministria e Drejtësisë të gjejë mjete nga burime të brendshme.
Në vazhdim është shqyrtuar edhe propozim-vendimi tjetër i qeverisë për rritjen e numrit të oficerëve korrektues për 71 pozita në Burgun e Dubravës. Komisioni ka përkrahur këtë kërkesë po ashtu me rekomandimin që të përfshihet në rishikim të buxhetit. E njëjta është prezantuar nga ministri Demolli dhe mbështetur nga ministri Shala.
Raporti i Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2009, është prezantuar nga përfaqësuesi i këtij Trusti, Ymer Havolli, dhe pas diskutimeve, është përkrahur nga anëtarët e Komisionit dhe është proceduar në Kuvend, me rekomandimin që të plotësohet me pasqyrimin e nivelit të pagave të menaxhmentit dhe administratës së tij. Gjatë diskutimeve, është shtruar edhe çështja e ndryshimit të ligjit për këtë institucion.
Dino Asanaj, kryetar i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka paraqitur raportin e kësaj agjencie për vitin 2009, ndërsa, duke iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të Komisionit, ka dhënë detaje rreth procesit të privatizimit. Në të njëjtën kohë, ai ka kërkuar mbështetje për ndryshimin e Ligjit për privatizimin. Anëtarët e Komisionit e kanë vlerësuar raportin si të hartuar mirë dhe e kanë përkrahur atë për procedim të mëtutjeshëm në Kuvend. Ata kanë shtruar nevojën e ndryshimit të ligjit për këtë agjenci.
Komisioni ka përkrahur edhe Raportin Financiar të Komisionit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2009, i cili është prezantuar nga kryetari Osman Ejupi, me rekomandimin që të në të ardhmen të plotësojë kriteret e përcaktuara, si dhe ka shtruar domosdoshmërinë e krijimit të kushteve të nevojshme për punë, për këtë komision. Gjithashtu, është përkrahur, me plotësim, edhe Raporti Financiar i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPPM) për vitin 2009, të cilin para anëtarëve të Komisionit e ka prezantuar kryesuesi i Bordit Qeverisës, Ahmet Tmava, dhe përfaqësues të tjerë të këtij komisioni. Kryetari i Komisionit, Gani Koci, ka kërkuar që ky raport të plotësohet me listën e borxhlinjve të KPPM-së.