Lajmet e fundit

Nga mbledhaj e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

, 13.04.2010




Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, që e kryesoi Sadik Idrizi, kryetar i Komisionit mbajti sot mbledhje në të cilën Ministri i Punës dhe Mbrojtjes Sociale z. Nenad Rashiqi i informoi anëtarët e Komisionit për punën gjithpërfshirëse të kësaj Minitrie.

Në mbledhje, përveç anëtarëve të Komisionit morën pjesë edhe përfaqësuesit e UNDP-së dhe të KDI-së.

Duke folur në mbledhe për punën gjithpërfshirëse të Ministrisë për Punë dhe MirëqenieSociale, z. Rashiqi përmendi se Ministria ka përfunduar Projektligjin për punë, Projektligjin për sigurimin pensional dhe invalidor dhe Projektligjin e skemës sociale, por këto tri projektligje, janë stopuar sipas sugjerimit të Fondit Ndërkombëtar Monetar dhe të Bankës Botërore janë për shkak të shpenzimeve monatare që do të ndikonoin negativisht në përgjithësi në Buxhetin e Kosovës. Më tutje ministri Rashiq tha se ai personalisht shpreson se së shpejti Projektligji për punën si ligj bazik do të jetë në rendin e ditës të Kuvendit të Republikës së Kosovës , por nuk mund të thotë datën e saktë sepse kjo nuk varet vetëm nga Ministria dhe nga vetë Qeveria e Republikës së Kosovës, por varet edhe nga faktorët ndërkombëtarë dhe parasegjithash nga përfaqësuesit e Fondit Ndërkombëtar Monetar dhe të Bankës Botërore. Lidhur me Projektligjin për sigurimin pensional dhe invalidor ministri Rashiq tha se ky Projektligj ka qenë i gatshëm që nga viti 2004 dhe sipas parallogaritjeve, për implementimin e këtij ligji nevojiten 56 milionë euro dhe për çdo viti vijues edhe 27 milionë euro. Për shkak të shumës së madhe të mjeteve të nevojshme edhe ky Projektligj duhet të pres, por Qeveria e Republikës së Kosovës do të ketë parasyshë që në këtë vit, parasegjithash me rastin e rishikimit të Buxhetit pensionistëve të Kosovës t’ua rris pensionet a tanishme për një përqindje ta caktuar. Ndërsa për Projektiligjin e skemës sociale ai tha se për implementimin e këtiu ligji nga Buxheti i Kosovës duhet të ndahen për çdo vit gjithsej 50 milionë euro. Megjithëse tani për tani në Buxhetin e Kosovës mungojnë mjetet në shumën e theksuar, edhe ky Projektligj duhet të pres ditë më të mira për tu miratuar.

Në fund të fjalës së tij lidhur me punën gjithpërfshirëse të kësaj ministrie, ministri Rashiq se për vitin 2010 qëllimi primar i ministrisë është punësimi i të papunëve (sipas imformatave që ka kjo ministri, numri i popullësisë së papunësuar të Kosovës është rreth 40%) dhe në këtë plan ministria ka arrit marrëveshje me Komisionin Evropian që për zbutjen e papunësisë nga ky Komision do të marrë 5 milionë euro për këtë qëllim.

Në fund të mbledhjes anëtarët e Komisionit ministrit Rashiq i bën shumë pyetje, çka po bën konkretisht Ministria për zbutjen e papunësisë në Kosovë, në aftësimin dhe kualifikimin e kuadrit për tregun e Kosovës, pastaj për keqpërdorimet e ndihmës sociale nga qytetrët përgjegjës si dhe lidhur me pezullimin e pagësës nga ana e Qeverisë së Zvicrës të pensioneve të pleqërisë dhe të pensionave sociale të qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilat ata i kanë fituar atje me punë.
Nga mbledhaj e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale