Lajmet e fundit
Nga takimi i Kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, me përfaqësuesit e komunave të reja
, 15.04.2010
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot në një takim kryetarët e komunave të reja të Kosovës, përkatësisht, përfaqësuesit e komunës së Graçanicës, Ranillukut, Shtërpcës dhe Kllokotit, të cilët vizituan Kuvendin e Kosovës dhe ndoqën një pjesë të seancës plenare.
Në fillim të takimit, kryetari i Kuvendit përshëndeti përfaqësuesit e komunave, dhe duke iu uruar mirëseardhje, tha: “Patëm kënaqësinë që ishit për të parë nga afër punën e Kuvendit. Më vjen mirë që jeni zgjedhur nga qytetarët e juaj. Ju uroj shëndet punë të mbarë dhe suksese. Unë besoj që obligimet që iu kanë dhënë qytetarët, do t’i kryeni me përgjegjësi. Besoj në përpjekjet e përbashkëta për një Kosovë multietnike për të mirën e të gjithë qytetarëve”.
Në vijim të takimit, kryeparlamentari Krasniqi i njoftoi ata me punën që ka bërë Kuvendi i Republikës së Kosovës, veçanërisht në fushën e legjislaturës që rregullon interesat e komunitetit pakicë në Kosovë.
Në lidhje me këtë kreu i legjislativit tha se, institucionet e Kosovës kanë krijuar infrastrukturë ligjore që tejkalon edhe standardet e vendeve më të zhvilluara. “Besoj se komunat e reja, në bashkëpunim me Ministrin e Pushtetit Lokal dhe Qeverinë e Kosovës, do t’ia dalin të bëjnë qeverisje të suksesshme në interes të qytetarëve”, u shpreh Krasniqi.
Sllobodan Petroviç, kryetar i Partisë së Pavarur Liberale (SLS) dhe deputet në Kuvendin e Kosovës, u tha përfaqësuesve të komunave se, në Kuvendin e Kosovës duhet ndier si në shtëpitë e tyre, sepse, siç tha ai, Kuvendi i Kosovës angazhohet për implementim e interesave të përbashkëta të të gjithë qytetarëve në Republikën e Kosovës.
Përfaqësuesi i komunës së Graqanicës, Goran Llaziç, përfaqësuesi i Shtërpcës, Dejan Margjinac, përfaqësuesi i Ranillugut Sasha Aleksiq dhe ai i Kllokotit, Zharko Dejanoviq, falënderuan Kryetarin e Kuvendit për pritjen që u bëri, dhe e siguruan atë se nuk do të mungojnë angazhimet e tyre për qeverisje të suksesshme në komunat që ata përfaqësojnë.