Lajmet e fundit
Nga vazhdimi i seancës së Kuvendit
, 16.04.2010
Deputetët e Kuvendit të Kosovës vazhduan sot me seancën e rregullt plenare të kryesuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, duke bërë shqyrtimin e dytë të katër projektligjeve: Projektligjit për Shërbimet Postare, Projektligjit për Mërgatën e Kosovës, Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar dhe Projektligjin për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare.
Të gjitha projektligjet u miratuan me shumicë votash nga deputetët.
Po ashtu, deputetët miratuan edhe propozimin e Qeverisë së Kosovës për emërimin e drejtorit dhe të zëvendësdrejtorit të Zyrës së Rregullatorit për Ujësjellës dhe Mbeturina, si dhe propozim-vendimin për formimin e Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Komisionit të Pavarur për Media.
Deputetët miratuan edhe Propozimet e Grupit Parlamentar të LDK-së dhe të Grupit Parlamentar të AAK-së për zëvendësimin e anëtarëve, në komisionet parlamentare të Kuvendit.