Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane

, 19.04.2010




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Integrime Evropiane, kryesuar nga Zylfije Hundozi, kryetare e komisionit, eksperti Kaloyan Simeonovo ka prezantuar punën e tij gjashtë mujore në këtë Komision. “Kam ndihmuar Komisionin në planin e punës për vitin 2010. Jam munduar t’i ndihmojë Komisionit edhe në raport me Qeverinë, me ç‘rast është bërë një memorandum mirëkuptimi mes Komisionit dhe Qeverisë. Ky memorandum nuk është nënshkruar ende për shkak të ndryshimeve në Qeveri, mirëpo tani pritet të ndodhë një gjë e tillë, qoftë nga ministri i Integrimeve Evropiane, Besim Beqaj, qoftë nga zv/kryeministri Hajredin Kuçi”, tha eksperti Kaloyan Simeonovo. Tutje, ai sqaroi se shumica e çështjeve që përfshin ky memorandum janë të zbatuara, e disa janë drejt rrugës për t’u zbatuar. Po ashtu, Simeonovo ka sqaruar se anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane, javën e ardhshme do ta vizitojnë Bullgarinë, përkatësisht Parlamentin e këtij vendi.

Gjatë kësaj mbledhje u shqyrtua edhe Udhëzuesi për elaborimin dhe mbikëqyrjen e zbatimit të Planit Vjetor të Veprimit të Kuvendit për Integrime Evropiane.

Kryetarja e Komisionit, Zylfije Hundozi tha se është me rëndësi që Parlamenti i Kosovës, Qeveria, si dhe institucionet tjera, t’i përmbushin sa më shpejt sfidat, të cilat kanë dalë nga Raporti i Progresit të vitit të kaluar, meqë në muajin qershor fillon të shkruhet raporti i Komisionit Evropian. Kjo për arsye se raporti në fjalë gjatë këtij viti të dalë në mënyrë sa më pozitive për vendin, tha me këtë rast Hundozi.
Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane