Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi
, 19.04.2010
Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka shqyrtuar sot propozim-amendamentet e grupit te punës dhe ato të deputetit Riza Smaka, për Kodin e Drejtësisë për të Mitur. Komisioni, në këtë mbledhje të kryesuar nga kryetari Bahri Hyseni, ka përkrahur në tërësi këtë kod, me rekomandimet e grupit punues dhe një të deputetit Smaka. Në vazhdim, pasi ka shqyrtuar kërkesën e deputetit Naim Rrustemi, Komisioni ka vlerësuar se në seancën e 18 marsit 2010 të Kuvendit të Kosovës, ka përfunduar debati rreth Strategjisë për Energjinë për periudhën 2009-2018, dhe ka vendosur që Komisioni funksional, në bashkëpunim me ekspertë, të bëjë plotësime për strategjinë e cila do të votohej në seancën e ardhshme. Në seancën e 1 prillit, pasi ka marrë qëndrimet e shefave të grupeve parlamentare, Kuvendi e ka hedhur në votim këtë strategji.
Ndërkaq, sa i përket kërkesës së Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media, u rekomandua që të veprohet në pajtim me dispozitat e Ligjit për Parandalimin e Interesit.
Anëtarët e Komisionit konstatuan bazën juridike të këtyre projektligjeve: Projektligjit për Administratën Shtetërore të Republikës së Kosovës, Projektligjit për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit për Ujitjen e Tokave Bujqësore, Projektligjit për Grevat dhe atij për Energjinë Elektrike.