Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
, 22.04.2010
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të cilën e kryesonte z. Petar Miletiq, kryetar i Komisionit, u shqyrtuan tri projektligje siç janë: Projektiligji për shërbimin civil i Republikës së Kosovës me raportin e komisionit funksional – Komisionit për Administratë Publike, Vetëqeverisje Lokale dhe Media, Projektligji për pagat e shërbyesve civil me raportin e komisionit funksional- Komisionit për Administratë Publike, Vetëqeverisje Lokale dhe Media me amendamente si dhe Projektligji për parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit kibernetikë me raportin e komisionit funksional – Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion me amendamente.
Në mbledhjen e lartpërmendur përveç anëtarëve të Komisionit, merrnin pjesë edhe përfaqësuesit nga ICO-ja, EULEX-i, OSBE-a, KDI-a si dhe përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.
Në këtë mbledhje duke shqyrtuar : Projektiligjin për shërbimin civil të Republikës së Kosovës, anëtarët e Komisionit kishin para vetës edhe propozim amendamentet të cilat i kishte propozuar ICO, përkitazi me përfaqësimin e komuniteteve pakicë në shërbimet publike. Gjatë shqyrtimit të kësaj pike të rendit të ditës anëtarët e Komisionit u pajtuan që komunitetet kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimet publike çoftë në nivelin qendror po ashtu edhe në nivelin lokal, dhe në institucionet në nivelin qendror vendet e punës për komunitete të jenë të rezervuara më së paku 10%, në nivelin komunal punësimi i pjesëtarëve të popullsisë jo shumicë të jetë proporcional me numrin e përqindjes të cilin e kanë këto komunitete pakicë, dhe në afat prej 6. muajsh pas hyrjes në fuqi të këtij ligji të nxirren aktet nënligjore të cilat e rregullojnë këtë materie. Përndryshe është bërë fjalë edhe për disa raste që në vend të pjesëtarëve të komunitetit pakicë të punësohet pjesëtari i komunitetit shumicë vetëm e vetë se e fletë gjuhën këtij komuniteti ( të shumtën e rasteve në vend të Boshnjakëve dhe të Turqve) dhe se në disa raste nuk respektohen as të drejtat e komuniteteve tjera në fushën e punësimit të cilat iu takojnë sipas ligjeve ekzistuese.
Me këto sugjerime dhe plotësime anëtarët e Komisionit kanë miratuar dhe mbështetur procedimin e mëtejmë të këtij projektligji (për tu miratuar) në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Përndryshe në vazhdim të mbledhjes anëtarët e Komisionit mbështetën procedimin e mëtejmë të Projektiligjin për pagat e shërbyesve civil me raportin e komisionit funksional – Komisionit për Administratë Publike, Vetëqeverisje Lokale dhe Media, me amendamente si dhe Projektligji për parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit kibernetikë me raportin e komisionit funksional – Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion me amendamente në Kuvendin e Republikës së Kosovës.