Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
, 23.04.2010
Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Gani Koci, kryetar, ka përkrahur Projektligjin për Shërbimin Civil në Republikën e Kosovës, me amendamente, dhe ka konstatuar se ai nuk ka implikime buxhetore.
Projektligji për Pagat e Nëpunësve Civilë i është nënshtruar një debati të gjerë ndërmjet anëtarëve të Komisionit, të cilët kanë shfaqur mendime të ndryshme rreth kompensimeve për këta nëpunës.
Në vazhdim të mbledhjes, Komisioni ka përkrahur Projektligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Krimit Kibernetik, me amendamente.
Propozim-amendamentet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndryshimin dhe plotësimin e Marrëveshjes së Fondit Monetar Ndërkombëtar, i ka paraqitur zëvendësministri i Ekonomisë dhe Financave, Bedri Hamza, dhe të njëjtat janë përkrahur nga anëtarët e Komisionit.