Lajmet e fundit
Komisioni për Integrime Evropiane priti ministren e Integrimit të Shqipërisë, znj. Majlinda Bregu
, 23.04.2010
Anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Republikës së Kosovës, kanë pritur sot ministren e Integrimit të Qeverisë së Shqipërisë, znj. Majlinda Bregu, me të cilën kanë biseduar për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.
Duke i përshëndetur mysafirët nga Shqipëria dhe duke u uruar mirëseardhje në Kosovë, kryetarja e Komisionit, Zylfije Hundozi ka përgëzuar ministren Bregu lidhur me plotësimin e pyetësorit të Komisionit Evropian. ” Besojmë se edhe Kosova shumë shpejtë do të kalojë hapave tuaj, me ç‘rast jemi në dijeni se do të kemi përkrahjen tuaj në vazhdimësi”, tha Hundozi.
Gjatë këtij takimi Hundozi ka shpalosur para mysafirëve të arriturat e Komisionit, sfidat nëpër të cilat ka kaluar ky Komision, si dhe angazhimet e mëtejme të këtij komisioni parlamentar.
Ministrja e Integrimit të Qeverisë së Shqipërisë, Majlinda Bregu, me këtë rast ka falenderuar anëtarët e Komisionit, për pritjen që i është bërë gjatë kësaj vizite.
Bregu, para anëtarëve të Komisionit sqaroi arsyen e vizitës së saj në Kosovë, që ka të bëjë me nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Integrimeve të Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Integrimeve, të Qeverisë së Shqipërisë, në fushën e integrimit evropian. “Sot, kemi nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Integrimeve Evropiane të Qeverisë së Kosovës. Kjo është marrëveshja e parë ndërmjet dy vendeve. Dhe, këtë e konsideroj një ngjarje madhore për të dy vendet”, tha Bregu.
Ministrja Bregu ndër të tjera tha se Shqipëria këtë vit do të përfshihet në liberalizimin e vizave. “Viti 2010 do të jetë vit ku qytetarët shqiptarë do të lëvizin lirshëm dhe pa viza”, theksoi ministrja Bregu.
Tutje, ministrja Bregu ka folur edhe për zhvillimet aktuale politike në Shqipëri, si dhe për plotësimin e pyetësorit të Komisionit Evropian. Ajo, shprehu bindjen se ky pyetësor nga KE-ja do të vlerësohet në mënyrë pozitive.
Anëtarët e Komisionit kanë falenderuar ministren e Integrimit të Shqipërisë për të gjitha sukseset që ka arritur ky vend, duke vlerësuar se Kosova do të përfitojë përvoja të mëdha nga Shqipëria në rrugën drejt integrimeve.