Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi ngushëllon familjen Aliu
, 26.04.2010
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, e ka ngushëlluar familjen Aliu me rastin e vdekjes së atdhetarit dhe veprimtarit të paepur të çështjes kombëtare, Ali Aliu.
Në telegramin e ngushëllimit të kryeparlamentarit Krasniqi thuhet:
E nderuara familje Aliu,
Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për vdekjen e atdhetarit dhe veprimtarit të shquar, Ali Aliu-Kelmendi.
Vdekja e Ali Aliut është humbje e madhe për Ju familje e nderuar, për miqtë dhe për mbarë popullin shqiptar.
Ali Aliu ishte një nga personalitetet më të dalluara të Luftës Nacionalçlirimtare. Lufta e tij e paepur për Çlirim dhe Bashkim Kombëtar dhe qëndresa e tij e pamposhtur në burgjet famëkëqija të Jugosllavisë titiste e bën atë shembull të pavdekshëm për brezat e ardhshëm.
Shëmbëlltyra dhe vepra e tij do të kujtohen vazhdimisht me respekt të veçantë.
Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim Ju përcjell ngushëllimet më të sinqerta.
Dr. Jakup Krasniqi,
Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës