Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës

, 26.04.2010




Gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit për Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kryesuar nga Berim Ramosaj, kryetar i komisionit, u shqyrtua zbatimi i planit vjetor të veprimit të Kuvendit, për Integrime Evropiane.

Po ashtu, u shqyrtua kërkesa e Forcës së Sigurisë së Kosovës, për lejimin e projekteve. Me këtë rast kryetari i Komisionit, Berim Ramosaj tha se çdo projekt i FSK-së duhet të prezantohet në Komision. Ramosaj theksoi se çdo veprim i FSK-së duhet të jetë në harmonizim me ligjin.

Tutje, gjatë këtij takimi u bë e ditur se anëtarët e këtij komisionit do të vizitojnë Parlamentin e Shqipërisë, më 26-28 prill të këtij viti.

Qëllimi i vizitës së anëtarëve të Komisionit, në Kuvendin e Shqipërisë, përkatësisht në Komitetin e Mbrojtjes, është krijimi i marrëdhënieve të mira mes këtyre dy komisioneve parlamentare.

“Komisioni do të përfitojë një përvojë të mirë gjatë kësaj vizite”, tha Ramosaj.
Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës