Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi
, 26.04.2010
Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi i Kuvendit të Republikës së Kosovës, shqyrtoi sot propozim-amendamentet e komisionit funksional për Projektligjin për Shërbimin Civil në Republikën e Kosovës, dhe pas diskutimeve të gjera, vlerësoi se disa prej tyre janë në kundërshtim me disa ligje dhe Kushtetutën, si dhe ia kanë ndërruar substancën projektligjit në fjalë. Rrjedhimisht, Komisioni i rekomandoi seancës që projektligji me amendamente të dërgohet në lexim të tretë dhe komisioni funksional të harmonizojë amendamentet, në bashkëpunim me komisionet e tjera të Kuvendit.
Komisioni, i cili u udhëhoq nga kryetari, Bahri Hyseni, përkrahu propozim-amendamentet e Projektligjit për Pagat e Nëpunësve Civilë, por kërkoi deklarimin e Komisionit për Buxhet dhe Financa rreth amendamentit 47.