Lajmet e fundit
Nga Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI)
, 26.04.2010
Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së, nën kryesimin e Gani Gecit, kryetar, sot mbajti mbledhjen e radhës.
Bazuar në përvojën e shteteve të rajonit, dhe natyrës së punës që ka Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së, anëtarët e komisionit në mbledhjen e sotme, vendosën që t’i drejtohen me kërkesë Kryetarit dhe Kryesisë së Kuvendit të Kosovës që të bëjnë më shumë në plotësimin e kushteve teknike, të cilat do të mundësojnë punë më të efektshme të komisionit. Anëtarët e komisionit kërkesën e tyre e arsyetuan duke thënë se, raportet që do të sjell AKI në komision, e të cilat domosdoshmërish duhet të kenë konfidencialitet të sigurt, duhet pasur mundësi teknike për ruajtjen e tyre.
Në fund të mbledhjes, kryetari Geci i njoftoi anëtarët e komisionit për takimin që kishte pasur me drejtorin e AKI-së, për tu njoftuar me rrjedhën e rekrutimit të anëtarëve të rinj në këtë agjencion. Në lidhje me këtë ai i njoftoi anëtarët e komisionit se, procesi është në fazën e intervistimit të kandidatëve.