Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media
, 26.04.2010
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga Esat Brajshori, kryetar i Komisionit, u shqyrtua Raporti final për Projektligjin për Shërbimin Civil të Kosovës para procedimit për seancë plenare, në të cilin ishin dhënë sugjerimet dhe vërejtjet e komisioneve përkatëse ndaj këtij projektligji. Vëmendja e anëtarëve të Komisionit u përqendrua më shumë në çështjen e përfaqësimit të pjesëtarëve të komuniteteve në institucionet shtetërore. Nga Komisioni për Komunitete ishte kërkuar që në projektligj të zërë vend një amendament , i cili do të përcaktojë numerikisht përqindjen e të punësuarve në këto institucione nga radhët e pjesëtarëve të komuniteteve. Komisioni ishte për variantin që kishte propozuar, përkatësisht të sigurohet pjesëmarrje proporcionale e komuniteteve në institucionet shtetërore, pra kjo të mos përcaktohet me përqindje. Këtë çështje u tha se e përcaktojnë edhe disa ligje të tjera. Po kështu anëtarët e Komisionit mbështetën edhe zgjidhjet e ofruara në këtë Projektligj që punonjësit e shërbimit civil krahas punës që bëjnë, të mos ushtrojnë njëkohësisht edhe detyra në funksione politike. Komisioni nuk përkrahu Rekomandimin e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi, sipas të cilit disa nene të këtij projektligji të përfshira nga Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media nuk kanë bazë kushtetuese dhe kanë kundërshti në mes vete.
Në vijim u shqyrtua Raporti final për Projektligjin për Pagat e Nëpunësve Civil para procedimit për seancë plenare. Nga Raporti shihej se komisionet ishin për procedim të mëtejmë të këtij Projektligji. Për të dy projektligjet, anëtarët e Komisionit, mbështetnin amendamentetet e propozuara nga Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media dhe njëherësh u jepnin përkrahje për procedim në seancë plenare.
Sa i përket punës dhe angazhimit të këtij Komisioni në amendamentimin e këtyre projektligjeve, u tha se Komisioni ka bërë gjithçka që është e mundshme që amendamentimet e këtyre projektligjeve të kryhen sa më shpejt që është e mundur.