Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Arsim,Shkencë, Teknologji, Kulturё, Rini e Sport

, 27.04.2010




Çështja e kufirit të moshës për pensionim të profesorëve universitarë ishte temë qendrore e mbledhjes së sotme të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sport të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga Arsim Rexhepi, kryetar i Komisionit, në të cilën ishte ftuar edhe rektori i Universitetit të Prishtinës, prof.dr. Mujë Rugova. Në debatin e gjerë u tha se duke ditur rëndësinë që ka pasur dhe ka Universiteti i Prishtinës gjatë të gjitha fazave të zhvillimit të Kosovës dhe kontributit të madh që kanë dhënë profesorët universitarë në këto rrjedha, është e nevojshme që për këtë çështje të gjendet një zgjidhje më e favorshme , sepse është herët të pensionohen profesorët universitare në moshën 65 vjeçare, ashtu si e përcakton Rregullorja në fuqi e UNMIK-ut. Diskutuesit e shihnin të nevojshme që të shikohen mundësitë për amendamentimin e dispozitave përkatëse ligjore, në mënyrë që mosha e pensionimit të profesorëve universitarë të jetë 70 vjet, ashtu si parashihet edhe në një draft të Qeverisë së Kosovës, lidhur me këtë çështje. Një kriter të këtillë për pensionim e kanë edhe shtetet rreth Kosovës, theksoi Mujë Rugova. Mbretëroi mendimi se kufiri i moshës së pensionimit të profesorëve universitare të përcaktohet me dispozita të reja ligjore. Komisioni tregonte gatishmëri që të angazhohet për mënyrën se si do të procedohet kjo çështje në Kuvend, ndërsa amendamentimi i projektligjeve përkatëse që rregullojnë edhe çështje të pensionimit të profesorëve universitarë, shihej si mundësi më e mirë.
Mbledhja e Komisionit për  Arsim,Shkencë, Teknologji, Kulturё, Rini e Sport