Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri
, 27.04.2010
Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri, kryesuar nga kryetari i Komisionit Rrustem Mustafa, ka takuar anëtarë të Grupin Koordinues për Sigurisë dhe çështje gjinore (SGCG), lidhur me Strategjinë e Kosovës për Siguri.
Gjatë këtij takimi u tha se qëllimi specifik i këtij grupi është të fuqizojë përformansën e përgjithshme për barazinë gjinore dhe për të inkuadruar çështjet gjinore në politikat dhe programet kyçe të sektorit të sigurisë. Po ashtu, u konkludua që të shtohet niveli i koordinimit mes organizatave ndërkombëtare dhe vendore që punojnë në çështje të sigurisë si dhe të krijohet në forum për shkëmbim të rregullt të informatave dhe përvojave lidhur me zbatueshmërinë e barazisë gjinore në politikat dhe programet e sektorit të sigurisë.
Sipas anëtarëve të këtij grupi duhet të ngritet ndjeshmëria mbi nevojat e veçanta të sigurisë për gra e vajza dhe burra e djem, brenda organeve të strukturave përkatëse të qeverisë dhe shoqërisë civile, dhe të fuqizohen kapacitete e tyre për t’iu përgjigjur këtyre nevojave.
Gjatë këtij takimi anëtarë të komisionit kanë sqaruar se në Komisionin për Punë të Brendshme dhe Siguri, si dhe dy komisionet tjera parlamentare të mbikëqyrjes së sigurisë (Komisioni për Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë dhe Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë për Intelegjencë), të kenë numër të ekuilibruar të grave dhe burrave si përbërje, po ashtu edhe në pozita funksionale.
U tha po ashtu se përfaqësimi nuk duhet të jetë vetëm për shkak të çështjes së kuotës ose përqindjes, por për shkak edhe të pozicionimit kualitativ në ushtrimin e funksionin aktiv.
“Komisionet funksionale në fushën e mbikëqyrjes të sektorit të sigurisë, shoqëria civile si dhe qytetarët duhet të kërkojnë rregullisht nga institucionet e sigurisë të dhënat statistikore për përqindjen e grave bë Forcën e Sigurisë, Policinë e Kosovës, Agjencinë për Intelegjencë të Kosovës, etj”, theksuan anëtarë të Komisionit .
Duhet të kërkohen të dhëna për përfshirjen e grave në poste të larta dhe vendimmarrëse si dhe përfshirjen e tyre ne diplomaci, delegacionet shtetërore dhe organizmat tjerë ndërkombëtarë.
“Duhet të mbetet forma tradicionale e përfaqësimit të femrës në institucionet e sigurisë (FSK dhe në Policinë e Kosovës) në nivelin e shërbimeve administrative, logjistike apo mbështetëse, e jo në atë operative”. Nga fushëveprimi i Komisioneve funksionale të sigurisë të Kuvendit të Kosovës, por edhe në vet Kuvendin e Kosovës duhet të dëgjohen zërat dhe shqetësimet e grave dhe burrave, në rastet kur ka të bëjë me barazinë gjinore, pasigurinë e grave nga dhuna në familje, dhunimet, trafikimet me qenie njerëzore, etj”, tha në emër të Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri, kryetari i Komisionit, Rrustem Mustafa.