Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...
, 27.04.2010
Komisioni i Kuvendit të Kosovës për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, i kryesuar nga Ismet Beqiri, kryetar i komisionit mbajti sot mbledhjen e radhës.
Komisioni diskutoi rreth Projektligjit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje.
Që Projektligji për Mbrojtje nga Dhuna në Familje të jetë sa më mirë i pregaditur, komisioni, përkatësishtë grupi punues në konsultim me shumë institucione relevante, dhe nga dëgjimi publik, kishte nxjerrë 12 amendamente. Amendamentet para komisionit i paraqiti kryesuesja e grupit punues, deputetja Nerxhivane Dauti. Komisioni i miratoi amendamentet duke vendosur që ky Projektligj të procedohet më tutje për në seancë plenare të Kuvendit të Kosovës.
Po ashtu, komisioni përkrahu rekomandimet, që Programit të Qeveris së Kosovës për Barazi Gjinore, ti shtohen edhe katër rekomandime të dala nga komisioni.