Lajmet e fundit
Nga dëgjimi publik i Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike
, 27.04.2010
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike i Kuvendit të Republikës së Kosovës, kryesuar nga Haki Shatri, kryetar i komisionit, ka mbajtur sot dëgjim publik, në të cilin është diskutuar për Raportin e auditimit të performancës në shpërndarjen e barnave esenciale nga Departamenti Farmaceutik i Ministrisë së Shëndetësisë.
Fillimisht para anëtarëve të Komisionit, raportin në fjalë e prezantoi Auditori Gjeneral, Large Olofsson. Përfaqësues të Auditorit Gjeneral sqaruan se ky është raporti i parë i përformancës. Ndërsa, duke numëruar të gjeturat kryesore të prezantuara në raport, përfaqësues të Auditorit kanë prezantuar edhe rekomandimet për Ministrinë e Shëndetësisë.
Haxhi Kamberi, sekretar Permanent në MSH theksoi se kjo ministri ka shqyrtuar me kujdes raportin e Auditimit të Performancës në shpërndarjen e barnave esenciale nga Departamenti Farmaceutik, të muajit qershor dhe në përputhje me të gjeturat dhe rekomandimet e dhëna, janë ndërrmarrë një sërë veprimesh për ta ngritur performancen në shpërndarjen e barnave dhe materialit shpenzues nga Lista Esenciale. Përfaqësues të MSH-se, para anëtarëve të Komisionit kanë prezantuar disa nga veprimet e kësaj ministrie që janë ndërmarrë në secilin prej rekomandimeve të dhëna nga Auditori Gjeneral.
Duke iu përgjigjur të gjeturave që janë prezantuar në raport, përfaqësues të MSH-së theksuan se është bërë planifikimi për vitin 2010, si për barna ashtu edhe për material shpenzues.
Sa i përket rekomandimit të Raportit në fjalë, sipas AGJ-së se Departamenti Farmaceutik duhet të sigurohet se është bërë ndarja adekuate e detyrave, kështu që një individ nuk e ka plotësisht kontrollin mbi operimin e depos qendrore dhe se zyrtarët e MSH-së nuk bëjnë inventarizimin periodik të barnave që mbahen në depon qëndrore, zyrtarë të MSH-së këtë rekomandim e arsyetuan me faktin se Departamenti Farmaceutik ka mungesë të stafit të mjaftueshëm. “ Të gjitha aktivitetet që përmendn në këtë rekomandim I takojnë Zyrës për monitorim në kuadër të Departamentit farmaceutik. DF në kuadër të kësaj zyre ka vetëm një zyrtar, andaj ne do të kërkojmë që kjo zyrë të zgjerohet. Nëse do të përmbushet kjo kërkesë e jona, atëherë konsiderojmë që ky rekomandim i ZAGJ-it do të përmbushet në tërësi”, theksoi Kamberi.
Në Raportin e auditimit të performancës në shpërndarjen e barnave esenciale nga Departamenti Farmaceutik, theksohet se Autoritete në QKUK duhet të ndërmarrin veprime për ta sjellë depon në kushtet e pranueshme sipas standardeve për ruajtjen e barnave. Lidhur me këtë Kamberi tha se do të insistojmë që QKUK-ja ta përmbush në tërësi këtë rekomandim.
Pyetjeve të anëtarëve të Komisionit lidhur me çështje të ndryshme, bazuar në raport dhe jashtë tij, iu përgjigjen përfaqësues të MSH-së.
Kryetari i Komisionit sqaroi se Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike do të përgatis një raport nga ky dëgjim publik, i cili raport do të kombinohet me Raportin e Auditorit.