Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi uron festën e 1 Majit
, 30.04.2010
Me rastin e festës së 1 Majit, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi ua uron të gjithë qytetarëve festën ndërkombëtare të punës.
Në urimin e kryeparlamentarit Krasniqi thuhet:
Të dashur qytetarë,
Republika e Kosovës është në proces të konsolidimit dhe të forcimit institucional, politik dhe ekonomik, për të siguruar jetë të dinjitetshme për qytetarët e saj.
Jemi të vetëdijshëm se lipset ende shumë punë për ta zhdukur papunësinë dhe varfërinë. Besoj shumë në iniciativën e lirë të qytetarëve dhe në angazhimin tonë të përbashkët, se do t’ia dalim që këto sfida t’i kalojmë sa më shpejt për një mirëqenie më të mirë.
Kryetari i Kuvendit te Republikës së Kosovës Dr. Jakup Krasniqi