Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Punës së Kuvendit
, 30.04.2010
Komisioni për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Punës së Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Hydajet Hyseni – Kaloshi, kryetar i Komisionit, në mbledhjen e sotme kishte në rendin e ditës shqyrtimin e Projektligjit për Avokatin e Popullit. Me këtë rast u bënë disa propozim-amendamente që kishin të bëjnë me kushtet e zgjedhjes së Avokatit të Popullit. U propozuan amendamente,si:Avokat i Popullit nuk mund të zgjidhet kandidati që ka ndonjë dënim të formës së prerë për vepër penale sipas ligjeve të Kosovës, si dhe kandidati që është bartës i funksioneve të larta partiake. Njëherësh Anëtarët e Komisionit përkrahën amendamentet që procedura e zgjedhjes së Avokatit të Popullit të rregullohet me rregullore të veçantë të Kuvendit të Kosovës, ndërsa Kryesia e Kuvendit shpall konkursin për zgjedhjen e Avokatit.