Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi

, 04.05.2010




Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi i Kuvendit të Republikës së Kosovës, shqyrtoi sot Raportin Vjetor të Komisionit për Ndihme Juridike për vitin 2009, i cili u paraqit nga komisioneri Sokol Haziri dhe përfaqësues të tjerë të këtij Komisioni. Ata dhanë detaje rreth punës dhe funksionimit të Komisionit, ndërsa potencuan një varg të arriturash por edhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen.

Duke e përkrahur raportin, Komisioni potencoi se statusi dhe fushëveprimtaria e Komisionit për Ndihmë Juridike do të rregullohet me ligjin përkatës, i cili është në fazën e hartimit.

Në vijim të mbledhjes, e cila u udhëhoq nga kryetari Bahri Hyseni, u konstatua baza juridike e propozim-amendamenteve të këtyre projektligjeve: Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetik, Projektligjit për përcaktimin e të drejtave dhe mbrojtjen e topografisë së qarqeve të integruara, Projektligjit për kryqin e kuq të Kosovës, Projektligjit për përdorimin dhe mbrojtjen e emblemës të kryqit të kuq, emblemave të tjera dalluese dhe sinjaleve, si dhe Projektligjit për klasifikimin e informatave dhe verifikimin e sigurisë.

Komisioni diskutoi edhe rreth përgatitjeve për dëgjimin publik lidhur me bashkëpunimin ligjor ndërkombëtar, i cili do të mbahet nesër dhe krijoi grupin punues që do të merret me amendamentimin e Projektligjit për gjykatat.
Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi