Lajmet e fundit

U konstituua Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë në Këshillin e Komisionit të Pavarur të Medieve

, 07.05.2010




Komisioni Ad hoc i Kuvendit të Kosovës për përzgjedhjen e kandidateve për anëtarë në Këshillin e Komisionit të Pavarur të Medieve, sot, mbajti mbledhjen konstituive. Anëtarë të këtij Komisioni janë nga të gjitha partitë politike, që janë të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës. Kryetari i Komisionit, Hajredin Hyseni, i njoftoi të pranishmit me procedurat që kanë të bëjnë me përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë në Këshillin e Komisionit të Pavarur për Media. Zgjedhja e anëtarëve pritet të bëhet në mbledhjen që do të mbahet javën e ardhshme.
U konstituua Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë në Këshillin e Komisionit të Pavarur  të Medieve