Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike

, 11.05.2010




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, kryesuar nga Haki Shatri, kryetar i komisionit, u shqyrtua raporti vjetor i performancës për vitin 2009, i Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm.

Pas, prezantimit të raportit në fjalë, nga ana e Auditorit Gjeneral, Lage Olofsson, anëtarët e komisionit kërkuan sqarime të mëtutjeshme në disa çështje që janë të përfshira në raport.

Pas shqyrtimit të raportit vjetor të performancës për vitin 2009, të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, anëtarët e Komisionit e përkrahën raportin, i cili mund të procedohet tutje.

Anëtarët e Komisionit, me këtë rast kërkuan që të ndryshohet Ligji për Ndërrmarrjet Publike, në pjesën që ka të bëjë me Auditimin.

Gjatë këtij takimi ishte paraparë që të shqyrtohej edhe raporti për funksionimin e sistemit të Auditimit të Brendshëm në Sektorin Publik të Kosovës për vitin 2009, mirëpo në mungesë të pjesëmarrjes së përfaqësuesve të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, kjo çështje nuk u diskutua.
Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike