Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë në Këshillin e Komisionit të Pavarur të Medieve

, 12.05.2010




Komisioni Ad hoc i Kuvendit të Kosovës për përzgjedhjen e kandidateve për anëtarë në Këshillin e Komisionit të Pavarur të Medieve, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Hajredin Hyseni , kryetar i komisionit, shqyrtoi listën e propozuar nga Komisioni i Pavarur për Media. Nga katër kandidatë të propozuar, komisioni me shumicë votash përzgjodhi dy, përkatësisht Daut Demakun dhe Venera Hajrullahun. Lista me emrat e këtyre dy kandidatëve i përcillet seancës së Kuvendit për miratim.
Mbledhja e Komisionit Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë në Këshillin e Komisionit të Pavarur  të Medieve