Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi
, 12.05.2010
Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Bahri Hyseni, kryetar, shqyrtoi Raportin Vjetor të Agjencisë Kosovare të Pronës për vitin 2009, të cilin e prezantoi drejtori i kësaj Agjencie, Scott Bowen.
Komisioni përkrahu raportin, me rekomandimin që ai të miratohet në Kuvend, duke kërkuar nga qeveria që të propozojë anëtarët e saj në këtë agjenci, në bazë të ligjit, si dhe të ketë një angazhim nga të gjitha institucionet për funksionalizimin e zyrave jashtë Kosovës, veçanërisht në Serbi, dhe qasjen në dokumente, në mënyrë që t’iu jepet zgjidhje rreth 40 mijë ankesave të qytetarëve.
Në vazhdim, Komisioni shqyrtoi dhe përkrahu amendamentet e grupit të punës në Projektligjin për ekzekutimin e sanksioneve penale, si dhe konstatoi bazën ligjore të propozim-amendamenteve në Projektligjin për financimin e partive politike, dhe, me një vërejtje, edhe të atyre në Projektligjin për mbrojtjen nga dhuna ne familje.