Lajmet e fundit
Nga seanca e Kuvendit
, 13.05.2010
Deputetët e Kuvendit të Kosovës mbajtën sot seancën e rregullt plenare të kryesuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, gjatë së cilës bënë shqyrtimin e dytë të dy projektligjeve: Projektligjit, për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe Projektligjit për Pagat e Nëpunësve Civil. Po ashtu, deputetët shqyrtuan për herë të parë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme dhe Projektligjin për Efiçiencën e Energjisë.
Fillimisht, deputetët shtruan pyetje parlamentare ministrave të Qeverisë së Kosovës, të cilave iu përgjigjën anëtarët e kabinetit qeveritar, përkatësisht ministrat: Ahmet Shalal, Blerand Stavileci, Nenad Rashiq, Bujar Bukoshi, Bajram Rexhepi, Haki Demolli, dhe Sadri Ferati. Pyetjeve parlamentare të deputetëve iu përgjigjën edhe zëvendëskryeministri Ramë Manaj dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Interesimit të deputetes Donika Kadaj-Bujupi për siç tha ajo, vonesën e miratimit të Ligjit të Punës, kryeministri Thaçi iu përgjigj duke thënë se, miratimi i Projektligjit të Punës nga Qeveria e Kosovës më 30 prill të këtij viti, dhe puna që ne kemi bërë është ajo që i ka munguar Kosovës për dhjetë vite. Për projektligjin në fjalë kryeministri Thaçi tha se, ky projektligj është i harmonizuar me standardet e shteteve të BE-së. Me këtë rast kryeministri Thaçi njoftoi se, Projektligji për pensionistët do të procedohet për miratim në Kuvendin e Kosovës brenda një muaji.
Seanca vazhdoi punën duke shqyrtuar për herë të dytë projektligjet: për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe Projektligjin për Pagat e Nëpunësve Civilë.
Deputetët Esat Brajshori dhe Hajredin Hyseni, paraqitën rekomandimet e Komisionit për Administratë Publike dhe atij për Legjislacion dhe Gjyqësi, duke theksuar se është bërë harmonizimi i qëndrimeve edhe me komisionet tjera relevante në lidhje me këto projektligje.
Të dyja projektligjet u miratuan me shumicë votash nga deputetët.
Seanca vazhdoi punën duke bërë shqyrtimin e parë të dy projektligjeve, duke filluar me Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme dhe Projektligjit për Efiçiencën e Energjisë.
Përkitazi me këtë , ministri Ahmet Shala theksoi nevojën e miratimit të Projektligjit që rregullon këtë fushë. Më tej ai shtoi se, Projektligji mundëson që Qeveria e Republikës së Kosovës, komunat dhe institucionet e tjera që kanë të drejtë shpronësimi, t’i kryejnë procedurat në afat më të shkurtë. Pas debatit deputetët miratuan në parim këtë projektligj.
Ndërkaq, Projektligjin për Efiçiencën e Energjisë në emër të Qeverisë së Kosovës e prezantoi zëvendëskryeministri Ramë Manaj. Ai theksoi se në kuadër të Traktatit për Komunitetin e Energjisë, Kosova është e obliguar që të rrisë efiçiencën e përdorimit të energjisë me 9 për qind për periudhën nëntë vjeçare. Ai tha se kjo, për Qeverinë, paraqet një sfidë ligjore, në kuadër të së cilës është edhe Projektligji për Efiçiencën e Energjisë, për të cilin bëri thirrje që të miratohet nga deputetët. Pas debatit deputetët me shumicë votash përkrahën në parim këtë Projektligj.
Në vazhdim të seancës deputetët miratuan edhe propozim-amendamentet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndryshimin dhe plotësimin e Marrëveshjes së Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Seanca vazhdoi debatin parlamentar sipas mocionit të deputetit Driton Tali, mbështetur edhe nga njëmbëdhjetë deputetë të tjerë. Deputeti Tali, ngriti një varg çështjesh që kanë të bëjnë me gjendjen në ndërmarrjet publike. Me këtë rast ai apostrofoi ndërmarrjet e mëdha publike si: KEK-un, PTK-në dhe Aeroportin e Prishtinës. Deputeti Tali, i dha vërejtje Qeverisë se në këto ndërmarrje publike ka keq menaxhim dhe keqpërdorime. Ndërkaq ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, duke iu referuar Ligjit mbi Ndërmarrjet Publike, tha se, në mungesë të raportit që do të bëjë auditori nuk mund të paragjykojmë gjendjen në këto ndërmarrje publike. Në këtë debat u angazhuan shumë nga deputetët të cilët ishin të pajtimit se ligji për privatizimin e ndërmarrjeve publike është i domosdoshëm.
Në debat u angazhua edhe kryeministri Thaçi, i cili fillimisht falënderoi iniciuesit e këtij debati dhe shtoi se, transparenca e qeverisë është dhe do të jetë maksimale. Ai tha se, nesër do të shpallet fituesi i konsesionit të Aeroportit të Prishtinës dhe transparenca në lidhje me të do të jetë model për rajonin.
Seanca vazhdon të hënën në orën 10:00.